E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botohet ne rumanisht “Darka e Gabuar”

Perkthyesi, Marius Dobresku: Kadare s’eshte nje shkrimtar qe pertypet lehte

Nje tjeter roman i shkrimtarit te njohur Ismail Kadare botohet ne rumanisht. Pas “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” vjen radha e romanit "Darka e gabuar" perkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtepia Botuese “Humanitas”, ku jane botuar edhe pjesa me e madhe e vepres se Kadarese. Qe nga viti 1983, Dobresku ka perkthyer ne rumanisht plot 23 romane dhe novela te shkrimtarit te shquar shqiptar. Me rastin e botimit te ketij romani shkrimtari dhe perkthyesi Marius Dobresku eshte shprehur se Kadare nuk eshte nje shkrimtar qe pertypet lehte, i thjeshte e qe botohet me tirazhe te medha. “Vepra e tij eshte e rende, hera-heres e erret, qe te ve ne mendime dhe te ben te meditosh mbi historine dhe pasojat e saj shkaterruese ndaj individit. Per rrjedhoje, lexuesit e vepres se Kadarese jane pergjithesisht njerez te kultivuar, qe mund te bejne vleresime, pra eshte nje kategori njerezish, jo shume e madhe ne numer, por teper e rendesishme per cdo shoqeri”, ka thene Dobresku. Sipas perkthyesit Luan Topciu, romani “Darka e gabuar” ne rumanisht ka hyre tashme ne tregun e librit dhe premton te jete nje sukses editorial. “Eshte, sigurisht, nje rast fatlum kur tek nje perkthyes i huaj i letersise shqipe bashkohen njohja e holle e gjuhes shqipe, transportimi mjeshteror ne gjuhen meme, rumanishten, me pasionin dhe dashurine ndaj kultures shqiptare e shqiptareve si popull, celesa qe garantojne suksesin tek publiku i huaj dhe jetegjatesine e vepres”, eshte shprehur Topciu. Pas Shqiperise dhe Frances, duket se Rumania eshte vendi ku vepra e Kadarese po botohet e plote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›