E Diel, 1 Nëntor 2026

Chauvet, piktori francez ekspozon punimet ekspresioniste ne Tirane

Jeton dhe punon ne Greqi dhe per here te pare Romain Chauvet vjen per te prezantuar punet e tij ne Shqiperi. Piktura e tij flet me gjuhen e ekspresionizmit. Imazhet qe ai hedh ne telajo jane momente dhe caste te jetuari, cka e ben te jete realist dhe i kuptueshem per publikun. Nepermjet ketyre punimeve ai shpjegon se si dhuna verbale ne internet, apo probleme te ndryshme sociale kane ndikuar ne ndjesite e tij. E vecanta ne pikturen e tij qendron jo vetem tek koloriti i forte, i cili nuk eshte aspak i lodhshem per syrin, por edhe te menyra e te pikturuarit ne te dy kahet e telajos, apo kartonit. Shpesh punet e tij duket te jene te vendosura ne ajer dhe jo te varura ne mure. Punimet e prezantuar ne sallen kryesore te “Tirana Ekspres” jane realizime te dy viteve te fundit te piktorit dhe qe do te ekspozohen deri me date 15 shtator ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›