E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina e Maradonës nuk toleron as Greqin렠

Helenët i rezistuan sulmeve të latinëve deri në minutën e 77-të, kur De Mikelis vjen nga thellësia e mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë. De Mikelis gjendet në vendin e duhur për të goditur topin nga një rrëmujë e krijuar në zonë.

Vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Palermo dyfishon shifrat. Sulmuesi argjentinas gjuan topin e kthyer nga portieri kundërshtar, pasi më parë e kishte goditur kapiteni Lionel Mesi nga jashtë zone. Argjentina bëhet përfaqësuesja e parë në këtë Botëror që merr 9 pikë të plota ne grup, me një golavorazh 7-1.

Në 16-she kjo Argjentina do të përballet me Meksikën, ndeshje e cila do të luhet më 27 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›