E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina eliminon Greqinë


Përfaqësuesja e Argjentinës ka mposhtur Greqinë me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë e ka përjashtuar nga ky Kampionat Botëror, duke qenë se helenët nuk arritën të grumbullojnë pikët e nevojshme për t'u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. Argjentinasit dominuan gjatë gjithë takimit, mirëpo nuk ishin edhe aq të motivuar për të shënuar gola, duke qenë se edhe me barazim do të kryesonin Grupin B. Goli i parë erdhi në minutën e 77-të, kur pas një rrëmujë para portës, më së miri u gjet Martin Demichelis për të kaluar përfaqësuesen e tij në epërsi. Fitoren e vulosi Martin Palermo, i cili në minutën e 89-të realizoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit. Pas kësaj fitoreje, Argjentina kryeson Grupin B me efikasitet 100%.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›