E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vendimi për ligjin e pronave Kushtetuesja: Qeveria të rishikojë 3 nene

TIRANË- Qeverisë ido ti duhet të rishikojë tre nene në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës pak muaj pasi trupi gjykues u shpreh lidhur me këtë ligj, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin që i dha të drejtë shoqatës ‘Pronësi me Drejtësi’.

Në vendimin e saj Kushtetuesja ka shpallur shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 2, 3 dhe 5 të ligjit10/308 datë 22 korrik 2010 për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin 9235 datë 29 korrik 200m, për kthimin dhe kompensimin e pronës i ndryshuar.

Në argumentimin e saj Gjykata vlerëson se prona si një e drejtë themelore e njohur me Kushtetutë, nuk mund të cënohet pa një proces të rregullt ligjor sipas përcaktimeve të nenit 42 të Kushtetutës.

Në këtë vështrim Gjykata vlerëson se vendimet e formës së prerë të ish-komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk mund të anulohen apo shfytëzohen nga ana administrative.

Në përfundim Gjykat arrin në konkluzionet se nenet 2, 3 dhe 5 të ligjit ‘objekt kundërshtimi’ bine ndesh me nenet 4, 41 dhe 2 të Kushtetutës dhe si të tilla duhen shfuqizuar thuhet në pikën 56 të vendimit. Gjykata konstaton gjithashtu se ligji 10/308 datë 22 korrik 2010 i ka njohur drejtorit të AKKP-së kopetencën që në përfundim të procedurave të rishikimit të vendimeve të formës së prerë të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mbi bazën e objektevet të pëcaktuara shprehimisht nga ligji, jo vetëm ti shfuqizojë ato vendime, por sipas rastit të zgjidhë edhe cështje në themel.

Gjykata rithekson se drejtori i AKKP-së është një organ monokratik në vartësi të këshillit të Minsitrave dhe jo organ gjyqësor, i cili mund të zbatojë parimet e shfuqizmit apo rishikimit të akteve të ish-Komisionit të Kthimit dhe Komensimit të pronave.

Ligji ‘Objekt kundërshtimi’ synon të ndreqë paligjshmëritë në procesin e njohjes dhe kthimit dhe jo shpronesimit të së dretjës së pronësisë që barazohet me shpronësimin.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Zbardhet vendimi për pronat, Kushtetuesja: Qeveria të rishikojë 3 nene

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›