Shkodër, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Vllaznisë, Ardian Arra
SHKODËR- Futbolli shkodran ka humbur një tjetër emër të njohur, Ardian Arrën, i cili pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare.
Mjeshtri i Sportit, Ardian Arra u nda me dhjetra e qindra sportistë të rinj që ai i ka stërvitur si trajner për shumë vite me radhë në fushën e futbollit në ekipet zinxhir.
Ardian Arra i përket brezit të viteve '70-'80, periudhë në të cilin duke luajtur përkrah Isa Sukajt, Suad Durrajt, Astrit Hafizit, Luan Vukatanës, etj, u shpall fitues i disa trofeve me Vllazninë, ndërkohë që nuk munguan sukseset me fanelen e kombëtares së Shqipërisë, si një nga mesfushorët më të spikatur të të gjitha brezave të futbollit shqiptar.
Për të nderuar këtë figurë të njohur të futbollit shqiptar, ishin sot të pranishëm në ceremoninë e përcjelljes për në banesen e fundit, shumë shokë e miqë, të afërm të familjes, ndër të cilët spikatin ato të fushës së sportit, bashkohës të Arrës në vite, sportistë që ai i përgatiti në vite, drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore, përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit, etj.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)