E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina mposht Korenë e Jugut

Gonzalo Higuain ka shënuar hat-trick ndërsa kombëtarja e Argjentinës ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të grupit B për të mposhtur kombëtaren e Koresë së Jugut me rezultat të thellë 4-1 dhe për të marrë kreun e grupit.

Higuain mposht Korenë Jugore
Gonzalo Higuain ka shënuar hat-trick derisa kombëtarja e Argjentinës ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të grupit B për të mposhtur kombëtaren e Koresë së Jugut me rezultat të thellë 4-1 dhe për të marrë kreun grupit.

Të zgjedhurit e trajnerit Diego Maradona e panë veten në avantazh pas 16 minutash lojë. Pas një goditje të Messi nga gjuajtja e lirë dhe një humbje të Martin Demichelis, topi godet Park Chu-Young dhe përfundon në rrjetën e Koresë.

Pas më se gjysmë ore lojë, argjentinasit dyfishuan rezultatin, kësaj here me anë të një goli me kokë të Gonzalo Higuain. Edhe pse patën iniciativën vazhdimisht, argjentinasit nuk arritën të shënojnë golin e tretë që anën tjetër u kushtoi me Korenë që ngushtoi disavatnazhin. Në kohën shtesë të pjesës së parë, pas një gabimi në mbrojtje të Demichelis, Lee Chung-Yong dërgoi topin në rrjetën e Sergio Romero.

Pjesa e dytë në fillimet e saja ishte ca më e qetë, por u nxeh në pjesën e fundit me inkuadrimin në lojë të Sergio Aguerro, i cili së bashku me Messi ishte pjesëmarrës edhe në dy golat tjerë, të dyja të shënuara nga Higuain

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›