E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Cesc dëshiron të vijë te Barca


Lionel Messi shpreson se Cesc Fabregas do të përfundojë sa më shpejt transferimin nga Arsenali te Barcelona.

"Ne jemi në kontakte, ne bisedojmë, kohë pas kohe ne i dërgojmë njëri tjetrit ndonjë email. Ai gjithashtu dëshiron të vijë te Barca, ne të gjithë po presim të shohim çfarë do të ndodhë".

"Unë shpresoj se do të përfundohet dhe se ai do të vijë të luajmë së bashku. Askush nuk e ka menduar që ne do të mund të luajmë në ekipin e parë të Barcelonës, sidomos kur Cesc dhe Pique u larguan. Bashkimi do ishte i veçantë, një gjë e mirë për ata që ishin në ekip atëkohë", u shpreh Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›