E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi:Euro do barazohet me dollarin



Monedha Europiane nis fundosjen. Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë dhe problemet me deficitin e lartë buxhetor në shumë vende të eurozonës do të fundosin monedhën e përbashkët evropiane deri në atë pikë sa të barazohet në këmbim me dollarin amerikan. Një studim i fundit i realizuar nga Qendra per Kërkimet ekonomike dhe Biznesit në Londër e cila në një raport tre mujor parashikon se në 2011 një euro do të këmbehet me një dollar. Kjo ka bërë që për të forcuar rritjen ekonomike, Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në Shtetet e Bashkuara në fund të këtij viti. Në kontrast me këtë, thuhet në raport, dobësia e ekonomisë në Evropë do të detyrojë Bankën Qendrore Evropiane të mbajë normat e interesit në nivele të ulta.
Douglas McWilliams, drejtues i qendrës, thotë se është e pashmangshme që në njëfarë pike euro të thyhet dhe, sipas tij, kjo do të ndodhë shpejt - ndoshta për 5 apo 10 vjet.
Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar një rënie me 30 centë kundrejt dollarit amerikan dhe me rritjen e interesave në sistemin bankar amerikan, do të bjerë edhe 20 centë. Charls Davis, bashkautor në raport, thotë se rimëkëmbja ekonomike çuditërisht është e shpejtë në vendet në zhvillim, në një kohë që ekonomive të zhvilluara rreziku u mbetet i dukshëm. Monedha europiane Euro është njohur në vitin 1995 dhe është hedhur në qarkullim në 1 janr të vitit 2002. Fillimisht monedhën e përbashkët euro e pranuan 12 vende numri i të cilave erdhi duke u shtuar. Monedha e së përbashkët europiane nisi të humbiste pikë kundrejt dollarit amerikan që prej fillimit të krizës ekonomike në Greqi. Përhapja e frikës së prekjes prej krizës ekonomike botërore edhe në disa vende të eurozonës bëri një dollari të rifitojë pikë duke qenë se edhe kriza ekonomike në SHBA tashmë mund të quhet e lënë pas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›