E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prognoza e ndeshjes Francë-Meksikë

Nëse kjo ndeshje përfundon barazim mund të rezultojë fatale për dy skuadrat, ndërsa kush humbet mund ta konsiderojë veten thuajse të dalë jashtë kompeticionit. Ndryshe nga meksikanët, francezët duhet të shënojnë patjetër, përderisa nëse në fund të ndeshjeve të këtij grupi të ekuilibruar, do të vlejë edhe golaverazhi, atëherë ata do të gjenden në telashe të mëdha, duke rrezikuar eliminimin.
Dëmtime dhe pezullime
Franca: Duket se i sakrifikuari në formacion do të jetë Gurkuf, për t'i bërë vend Maludas në mesfushë, teksa nuk përjashtohet dhe aktivizimi i Henry si zëvendësues i Govu. Pjesa tjetër s'duhet të ndryshojë shumë nga ndeshja me Uruguajin. Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra; Diaby, Toulalan, Gourcuff; Ribery, Maluda, Anelka,
Meksika: Trajneri Aguirre ka ndërmend të hedhë në fushë po të njëjtën skuadër, me të cilën nisi ndeshjen e parë ndaj Afrikës së Jugut. Nuk regjistrohen probleme, thjesht Torrado e Juarez duhet të ruhen për të mos marrë kartonë të verdhë. Formcioni i mundshëm (4-3-3): Perez; Aguilar, Osorio, Rodriguez, Salcido; Juarez, Marquez, Torrado; G. Dos Santos, Franco, Vela

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›