E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentine- Shqiperi me 20 qershor miqesorja ne Monumental

 Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë më 20 qershor një miqësore historike kundër Argjentinës. Pas zërave jozyrtarë që dilninin nga selitë e federative respektive, konfirmimi ka ardhur nga trajneri I skuadrës dy herë kampione të botës, Sergio Batista. Përfaqësuesja shqiptare do të zbresë në stadiumin “Monumental” të Buenos Aires, ku luan një prej skuadrave legjendare të futbollit argjentinas River Plate, ndërkohë që përballë do të ketë yjet e futbollit botëror të udhëhequr nga Lionel Messi. 
Miqësorja kundër Shqipërisë është e fundit për Argjentinën përpara se ajo të marrë pjesë në finalet e Kupës së Amerikës, ndërsa sipas Batistas vlen si test për të parë formën e lojtarëve në prag të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor.

“Ne kemi lojtarët më të mirë të Botës, por në ndeshjet miqësore do të përpiqemi të studiojmë modulet e lojës që na përshtaten më shumë dhe do të na ndihmojnë të fitojmë Kupën e Amerikës. Sigurisht, loja e skuadrës sonë do të ndërtohet rreth Messit”, ka thënë Batista. 

Përvec talentit të Argjentinës në miqësoren kundër Shqipërisë do të jenë të pranishëm yjet e tjerë si Higuan, Di Maria, Kambiaso apo Zanetti, ndërsa e sigurt është mungesa e sulmuesit të Manchester City, Carlos Tevez. 

Argjentina është skuadra më madhe me të cilën Shqipëria përballet në një ndeshje miqësore, ndërkohë që ky takim vjen pas sfidës eliminatore të Euro 2012 që përfaqësuesja kuqezi e Josip Kuzhe do të luajë më 7 qershor kundër Bosnje Herzegovinës. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›