E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat per sulm seksual Strauss-Kahn rrezikon 74 vjet burg

 Rrezikon deri në 74 vjet burg kreu i FMN-së Dominque Strauss-Kahn, që aktualisht mbahet në burgun famëkeq të Nju Jorkut, Rikers Island. Një gjyqtare në metropolin amerikan hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të tij për lirimin me një kaucion prej një milion dollarë. “Kjo bëhet për të evituar rrezikun e arratisjes së francezit Strauss-Kahn” deklaroi gjyqtarja e cila nuk nguroi të heqë paralele me çështjen Polanski, të vetmin precedent ekstradimi ndërmjet Francës dhe SHBA-së.
Drejtësia amerikane  përcaktoi 7 akuza kundër tij në lidhje me  sulmin me sfond seksual kundër kamarieres 32- vjeçare të “Sofitel”. Vetëm për ngacmim seksual të shkallës së parë, Strauss-Kahn rrezikon një dënim prej 25 vjetësh burg. 62- vjeçari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Sipas medieve franceze, Strauss-Kahn ka gjasa të ketë një alibi.  Strauss-Kahn në Francë shihej si i vetmi që mund të mundte Sarkozinë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 e duket se çështja Kahn rrezikon të krijojë dhe një krizë diplomatike.

Socialistët francezë kanëe reaguar tepër të zemëruar ndërsa buletinët e lajmeve në mbarë botën publikojnë pamjet e Strauss- Khan në pranga, pamje të cilat nga partia cilësohen si fyese dhe denigruese ndërsa  sociologë e ekspertë ligjorë në Paris flasin për ndryshime të theksuara kulturore e spjegojnë se kuptimi i përdhunimit e ngacmimit seksual në Shtetet e Bashkuara është shumë më i gjerë  sesa në Francë.  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›