Pakistan, sulmohet një autobuz me nxënës, 4 të vrarë

Një person i armatosur sulmoi një autobus shkollë në Pakistan duke vrarë 4 nxënës dhe drejtuesin e mjetit.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Peshauarit, ku për pasojë të sulmit mbetën të plagosur të paktën 16 nxënës të tjerë.
Zyrtarët thanë se fillimisht agresorët sulmuan autobusin me raketa, dhe më pas hapën zjarr ndaj tij. Disa orë pas ngjarjes talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.
Më tej gjatë fjalës së tij zëdhënësi i talebanëve tha se ata do të vazhdojnë sulme të ngjashme. Për ngjarjen reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i cili tha se ky ishte një akt terrorist.