Libi, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit kërkon njohjen nga OKB-ja
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi i ka bërë kërkesë zyrtare OKB-së që të njihet si përfaqësues legjitim i shtetit libi.
Kjo kërkesë ka ardhur që në hapjen e sesionit të 66 të OKB-së i cili filloi vetëm para pak orësh.
Presidenti i këtij sesioni Nasier Abdulazis Al-Naser u shpreh se OKB po studion dhe po analizon këtë kerkes dhe në ditët në vijim do të japë përgjigje për kërkesën në fjalë.
Përfaqësuesit aktual të shtetit të Libisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë mbështetës të regjimit të kolonelit famëkeq, Muhamar Gedafi.