OBSH : Sëmundjet kronike, shkaktaret për vdekjet në botë

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
Raporti tregon se rreth 36 milion njerëz humbën jetën gjatë vitit 2008 për shkak të sëmundjeve kritike.
Studimet tregojnë se këto sëmundje zhvillohen me kalimin e viteve dhe mund të rezultojnë fatale.
Raporti vlerëson se masat parandaluese janë ilaci më i mirë ndaj këtyre sëmundjeve.
Sipas OBSH-së, të paktën 30 milion jetë njerëzish mund të shpëtohen gjatë dekadës së ardhshme falë masave parandaluese.