E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentine aksident hekurudhorvdesin 49 pasagjere

Të paktën 49 persona janë vrarë dhe më shumë se 600 të tjerë janëplagosur në një prej aksidenteve më të rëndë në 40 vitet e fundit në Argjentinë.
Sipas informacioneve të mediave të huaja, treni dhe vagonët e tij kanë hyrë në stacion hekurudhor Once me 26 kilometra në orë dhe duke mos arritur të frenojë ka përfunduar në një trotuar.
“Ka pasur defekt tek frenat” ka thënë ministri argjentinas i transportit Juan Pablo Schiavi.
Ndërkohë me qindra persona janë bllokuar për orë të tëra në vagona.
“Njerëzit filluan të thyejnë xhamat dhe bënin gjithçka për të dalë”, thotë ky dëshmitar për agjencine Reuters.
Qeveria ka shpallur 2 ditë zie dhe ka pezulluar aktivitetet për karnavalet në vend.
Sistemi hekurudhor në Buenos Aires transporton rreth 400 milionë pasagjerë në vit. Në vitin 1990 sistemi u privatizua me shpresën e nxitjes së investimeve në infrastrukturë.
Pesë aksidente kanë ndodhur në qytet muajt e fundit.
Bëhet fjalë për tragjedinë e dytë më të madhe të këtij lloji teë ndodhur në vendin latin. Në shtatorin e vitit të kaluar në një incident hekurudhor në lagjen Flores, po në kryeqytetin argjentinas, 11 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur. Por në shkurt të 1970, një tren u përplas me një tjetër tren me shpejtësi të lartë po në Buenos Aires, duke shkaktuar vdekjen e 200 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›