E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet vrasja e gazetareve ne Siri

Vrasja e dy gazetarëve perëndimorë në qytetin e Homsit dhe e 60 personave anembanë Sirisë ka shtuar edhe më shumë zemërimin e vendeve perëndimore ndaj regjimit të Damaskut.
Në Uashington, zedhënesja e departamentit amerikan të shtetit Viktoria Nuland tha: ky incident tragjik është një tjetër shembull i brutalitetit të tupshëm të regjmit të Assad.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi u shpreh: “Mjaft më, ky regjim duhet të ikë”
Ministri i jashtem francez Alen Zhupe tha se vrasjet janë një tjetër demonstrim i degradimit të situatës në Siri, i një represioni që është gjithnjë e më shumë i patolerueshëm.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron i tha parlamentit se ky është një kujtim mjat i trishtuar i rrezikut që hasin gazetarët, që informojnë botën për gjithçka ndodh.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se shpreson se vdekja e gazetarëve do të tërheqë vemendjen e gjithë botës për qindra mijëra njerëz që vuajne ende në Siri. Ditë më parë Kryqi i Kuq i kërkoi qeverisë dhe protestuesve të bien dakord për një armëpushim, për të lejuar shpërndarjen e ilaçeve në zonat më të prekura.
Reporterja amerikane e “Sunday Times” Marie Kolvin dhe fotografi francez Remi Ohlik humbën jetën gjatë një sulmi të forcave qeveritare. Kolvin 56 vjeçe dhe Ochlik 28 vjeç raportohet se po qëndronin në një shtëpi në Baba Amr në Homs që përdorej nga aktivistët kur janë vrarë nga një predhë mëngjesin e së mërkurës.
Të paktën 2 gazetarë të tjerë të huaj u plagosën, raportuan aktivistët.
Një prej tyre është fotografi i pavarur britanik Pol Konroi, i cili punonte me Kolvion dhe Edit Buvie e gazetës franceze “Le Figaro”, e cila raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›