Australi zgjedhjet per lidershipin e Partise Laburiste

Kryeministrja australiane Julia Gillard ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve për lidershipin e partisë laburiste, pas një debati të ashpër me Kevin Rud.
Lëvizja e kryeministres vjen disa orë pasi Rud, që u spostua nga posti i kreut të qeverisë pikërisht nga Gillard në vitin 2010, dha dorëheqjen nga posti i ministrit të jashtëm.
Gillard deklaroi se është e gatshme të kthehet në një deputete të thjeshtë dhe të heqë dorë nga angazhimet e së ardhmes për lidershipin nëse dështon dhe i bëri thirrje Rudd që të bëjë të njëjtën gjë.
Duke folur për gazetaret, Gillard u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në orën 10:00 të ditës së hënë. “Na duhet një votim për lidershipin për të zgjidhur këtë çështje njëherë e mirë. Australianëve u ka ardhur në majë të hundës ky problem”, tha Gillard.
Ajo saktësoi se zoti Rud do të jete gjithashtu kandidat në këtë proçes dhe shprehu bindjen se do të fitojë në këto zgjedhje, si dhe në ato të vitit 2013. Rudd njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë të papritur për shtyp mbrëmjen e së martës në Uashington, ku më herët ishte takuar me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.