Argjentinë, dënohet me burgim të përjetshëm “Ëngjëlli i vdekjes”

Ish-oficeri i marinës së Argjentinës, Alfredo Astiz është dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1976-1983.
I njohur ndryshe si “Ëngjëlli i Vdekjes”, Astiz u shpall fajtor për tortura, vrasje dhe shfarrosje.
Mes viktimave të tij janë dy murgesha franceze dhe themelueset e një grupi për të drejtat e njeriut.
11 persona të tjerë, ish-ushtarakë dhe ish-oficerë policie, u dënuan gjithashtu me burgim të përjetshëm për akuza të ngjashme, ndërsa 4 të tjerë morën dënime nga 18 në 25 vjet burg.
Të gjithë ata punonin në akademinë e marinës së Argjentinës, e njohur ndryshe si Esma, që ishte dhe qëndra sekrete më e madhe e torturave dhe vrasjeve gjatë periudhës së njohur si “Lufta e Pistë”.
.