E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberman lobon në Bosnjë kundër shtetit palestinez

Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, do të qëndrojë gjatë ditës në Bosnjë për të bindur liderët e këtij vendi që të mos mbështesin kërkesën e palestinezëve për njohjen e shtetit të tyre.

Një kërkesë e tillë i ishte dërguar Kombeve të Bashkuara në muajin e kaluar.

Bosnja është aktualisht anëtare jopermanente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa ende nuk ka marrë ndonjë qëndrim të prerë lidhur me kërkesën për shtetësi të Palestinës.

Në këtë pavendosmëri thuhet se po ndikojnë qëndrimet e ndryshme të tre grupeve kryesore etnike në Bosnjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›