E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës rrëzon mocionin e Vetëvendosjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash hodhën poshtë mocionin e Grupit Parlamentar Vetëvendosje.

Ky mocion katërpikësh kërkonte që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri dhe qeveria të dërgojë forcat policore për të mbrojtur sovranitetin në veri. Gjithashtu mocioni kërkonte ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe qeveria të shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet e arritura, para se Serbia ta njoh Kosovën.  Mocioni kërkonte gjithashtu ndërprejn e burimit financiar për të strukturarat e paligjshme të shtetit të Serbisë.

Votimit të këtij mocioni i ka parapri një debat për situatën politike dhe të sigurisë në veri, ku në interpelancë u ftua kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›