PS, përfundon mbledhja e Kryesisë: Votohet unanimisht statuti dhe programi i ri politik

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste , e cila u mblodh për herë të parë që pas zgjedhjeve të 8 majit. Takimi i paraprin Asamblesë së Përgjithshme dhe Kongresit të 5 nëntorit.
Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura është miratuar me vota unanime ndryshimet në statut dhe programi ri politik i partisë, të cilët do të prezantohen më pas në Kongres.
Ashtu siç ishte parashikuar ka munguar në këtë takim deputeti Arben Malaj si rezultat i impenjimeve të tij. Kësaj mungese i janë bashkangjitur dhe dy mungesa të tjera në radhët e anëtarëve.
Burime të sigurta në radhët e PS bëjnë të ditur se do të ketë dhe një tjetër takim përpara se të mbahet Kongresi i cili pritet të mbahet nga mesi i javës së ardhshme.