E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Britania e përfshirë në atentatin kamikaz

Më parë, Gardianët Revolucionarë, ushtria ideologjike e regjimit iranian, kishin akuzuar "elementë të huaj" të lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmin e përgjakshëm në provicën juglindore Sistan-Baluchestan.
    
Sulmi dhe akuzat për përfshirjeje të të huajve mund të shkaktojnë tensione të reja ndërmjet Iranit dhe Perëndimit, vetëm një ditë para raundit të dytë të bisedimeve bërthamore në Vjenë me pjesëmarrjen e zyrtarëve iranianë, amerikanë, francezë dhe rusë.
    
"Burime të informuara bënë të ditur se qeveria britanike është drejtpërdrejtë e përfshirë në sulmin terrorist përmes organizimit, furnizimit dhe rekrutimit të terroristëve profesionistë", njoftoi televizioni shtetëror.
    
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike në Londër nuk pranoi të komentonte në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në emër të qeverisë britanike dënoi me forcë sulmin terrorist në provincën Sistan dhe Baluchestan në Iran dhe humbjen e jetëve nga ky akt.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›