Iran, arrin në 42 numri i viktimave në sulmin ndaj Gardës
Informacione nga televizioni shtetëror i Iranit raportojnë se arrin në 42, bilanci i viktimave që kanë humbur jetën në sulmin e së dielës kundër Gardës Revolucionare në pjesën e trazuar juglindore të vendit. Fillimisht besohej se bilanci i viktimave ishte 35. Po sipas të njëjtave burime, dhjetëra njerëz janë plagosur në atentat, ndërkohë që Garda është zotuar për përgjigje "represive" ndaj atyre që qëndrojnë prapa sulmit. Televizioni tha se në mesin e viktimave janë komandantë të Gardës, civilë dhe liderë fisnorë. Gjithashtu sipas televizionit shteteror, përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup lokal sunit. Më herët zyrtarët e Iranit akuzuan Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për përfshirje në këtë atentat, por Uashingtoni i hodhi poshtë pohimet. Presidenti iranian ka akuzuar ndërkaq edhe Pakistanin dhe sipas tij, agjentët pakistanezë janë të përfshirë në sulmin vdekjeprurës që u regjistrua në juglindje të Iranit dhe që kishte si target elitën e Gardës Revolucionare.
Por një zëdhënës pakistanez i ka dënuar ashpër sulmet, për të cilat është fajësuar grupet sunit i rezistencës, Jundullah. Nga sulmet u vranë 6 zyrtarë të lartë të Garëdës, një pjesë e të cilëve gjeneralë.
Por një zëdhënës pakistanez i ka dënuar ashpër sulmet, për të cilat është fajësuar grupet sunit i rezistencës, Jundullah. Nga sulmet u vranë 6 zyrtarë të lartë të Garëdës, një pjesë e të cilëve gjeneralë.