E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari arrestohen edhe 4 gardiste

Në orët e mbrëmjes së djeshme, Policia e Tiranës ka arrestuar edhe katër oficerë të tjerë të Gardës së Republikës, të dyshuar për vrasje gjatë trazirave të 21 janarit. Të arrestuarit sipas burimeve të policies, janë Sadik Çela, 45 vjeç, Agron Malaj 40 vjeç, Mark Nikolli, 28 vjeç dhe Gazmend Ahmetaj, 34 vjeç.

Kjo e çon në gjashtë numrin e të arrestuarve pas vrasjeve në bulevard gjatë demonstratës së opozitës. Për të dhënë shpjegimet e tyre në polici janë thirrur nga Prokuroria edhe drejtues të lartë në hierarkinë e Gardës së Republikës, të cilët më pas janë lënë të lire.

Më 8 shkurt policia arrestoi Alfred Ahmetcenajn, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, si edhe gardistin tjetër Agim Llupo me detyrë shef i shtabit të kësaj njësie. Mbi gardistët Ahmetcenaj dhe Llupo rëndon akuza e vrasjes në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave dhe ata rrezikojnë nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›