E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentine konfirmohet Kirchner. Presidentja fiton thelle

Përfundojnë pa surpriza zgjedhjet presidenciale në argjentinë . presdienteja aktuale Cristina Fernández Kirchner ka shënuar fitore të thellë që në raundin e parë. Pas numërimit të më shumë se tre të katërtave të votave, 58 vjeçarja Kirchner ka  fituar rreth 53 për qind të tyre.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në vend të dytë me vetëm 17 për qind është renditur kandidati socialist Hermes Binner. Para pallatit presidencial u tubuan qindra simpatizantë të Kirchnerit për të festuar fitoren bindëse, duke kurorëzuar një rikthim që dukej gati gati i pamundur pas mandatit të saj të parë, të trazuar në shumë aspekte.

Asnjë udhëheqës argjentinas nuk ka pasur një fitore të tillë në Argjentinë që kur gjenerali Juan Domingo Peron u zgjodh për herë të tretë me 62 për qind të votave  në vitin 1973.

Në selinë e saj zgjedhor, vetë presdidenteja ia dedikoi fitoren burrit të saj të ndjerë  ish-presidentit Nestor Kirchner që ndërroi jetë një vit më parë.

"Nuk jam e motivuar nga ambicja apo nga interesa të veçanta. Jam  motivuar vetëm nga një dashuri të thellë për Argjentinën, për atdheun dhe për të nderuar kujtimin e Nestor Kirchner dhe mijrave si ai që dhanë jetën e tyre për vendin"- tha ajo.

Pavarësisht nga shkalla e lartë e inflacionit e  ekonomia e Argjentinës ka shënuar rritje me rreth 8 për qind në vit. Papunësia është në nivelin më të ulët në 20 viteve të fundit.

Shkalla e fitores së Fernandez i jep një mandat të fortë për të thelluar politikat  ekonomike të cilësuara si të pazakonta e që sipas  analistëve i siguruan votat e publikut, ndonëse irrituan investitorët dhe fermerët.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 24 tetor 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›