Nuk ka fonde. Mbyllet Wikileaks

Wikiliksit i kanë shteruar fondet ndaj dhe ka mbyllur faqen e internetit, ndoshta më e klikuara gjatë muajve të fundit, pas publikimit të kabllogramave sekrete të diplomacisë amerikane. Faqja e internetit të Xhulian Asanxh njoftoi ndërprerjen e përkohshme të kabllogramave, për shkak se bllokada e vendosur nga kompanitë e pagesave online, Visa e Mastercard i ka shkaktuar organizatës humbjen e 95% të financimeve të saj.
Pas disa kohësh përpjekjeje, organizata është dorëzuar, të paktën për disa kohë duke ndërprerë aventurën që tronditi pushtetin në mjaft vende të botës.
Sic njoftohet nuk bëhet fjalë për një dorëzim pa kushte, por një zgjedhje për mbijetesë. “Uikiliks duhet të përqëndrohet në mënyrë agresive në mbledhjen e fondeve, që të luftojë bllokadën dhe autorët e saj”- njofton organizata. Bëhet fjalë për sanskionet që u ndërmorën mënjeherë pas publikimit të rreth 250 mijë dokumenteve sekrete të departamentit amerikan të shtetit.
Asanxh ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas tij kanë organizuar këtë reagim bllokues, me qëllime politike. Personalisht, ai ndodhet në Britani në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, ku ka apeluar ekstradimin e vet drejt Suedisë ku përballet me akuza për krime seksuale. Asanxh druan se udhëtimit drejt Suedisë i hap rrugën ekstradimit në Shtetet e Bashkuara ku mund të gjykohet për publikimet e Wikiliks dhe të rrezikojë dënimin kapital.
Juli Prifti