Argjentinë, lind lopa e klonuar, do prodhojë qumësht si të nënës
BUENOS AIRES- Një laborator argjentinas njoftoi lindjen e lopës së parë të klonuar në botë, që përmban dy gjene njerëzore dhe që do të shërbejë për prodhimin e qumështit të ngjashëm me qumështin e nënës.
"Lopa e klonuar, e quajtur Rosia ISA, është gjedhi i parë që lind në botë me dy gjene njerëzore që përmbajnë proteinat e pranishme në qumështin e nënës",- bën të ditur Instituti kombëtar i teknologjisë bujqësore, INTA në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.
"Viçi lindi më 6 prill me operacion cezarian, për shkak të peshës së tij shumë të madhe, 45 kilogramë, ndërkohë që zakonisht lopët Jersey nuk i kalojnë 22 kilogramët në lindje",- shtoi INTA.
"Objektivi ishte përmirësimi i vlerave ushquese të qumështit të lopës duke shtuar në të dy gjene njerëzore, proteinën lactoferrine, që sjell një mbrojtje antibakteriale dhe antivirale, dhe lysosyme, që është gjithashtu një agjent antibakterial",- deklaroi shkencëtari Adrian Mutto gjatë një telekonference.
Për të arritur në këtë klonim, INTA ka bashkëpunuar me Universitetin kombëtar San Martin, edhe ai argjentinas.
(e.m/ata/BalkanWeb)