Kaka fut në luftë Interin dhe Milanin
ITALI- Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i fiksuar pas transferimit të mbrojtësit të Interit, Maicon dhe për këtë dëshiron të shfrytëzojë Leite Kakan, të cilin tashmë ia ka propozuar Interit.
Mediat italiane flasin për një transferim të Maicon te Real Madridi dhe kjo do të varet shumë nga Kaka, të cilin Mourinho ia ka propozuar Interit. Megjithatë, Interi kërkon 20 milionë euro dhe të paguajë vetëm gjysmën e pagës së Kakas në mënyrë që Maicon të transferohet te Real Madridi.
Për t’u shqyrtuar mbetet edhe kërkesa e Milanit për ta transferuar Kakan dhe me paratë nga shitja te Milani të transferohet Maicon te Reali.
(m.a/BalkanWeb)