E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet E. Coli mund te perhapet edhe ne SHBA

Shkaku i perhapjes se E. colit ne Gjermani mbetet nje mister. Ky eshte shperthimi me vdekjeprures i ketij lloji ne historine moderne te pakten 24 vete kane humbur jeten dhe me shume se 2400 njerez jane semurur. Njembedhjete vende te tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kane raportuar raste me E. coli raste dhe shumica e viktimave kishte vizituar Gjermanine. Por disa zyrtare te shendetesise ne Shtetet e Bashkuara thone se mund te jete vetem nje ceshtje kohe para se nje shperthim i ngjashem i E.colit te ndodhe ne Shtetet e Bashkuara.

Ekspertet kudo ne bote jane ne gare per te gjetur shkakun e shperthimit vdekjeprures te E. colit qe filloi ne Gjermani  me 2 maj. Ata nuk kane mundur te identifikojne burimin e variantit te rralle super toksik te bakteries E. Coli qe ka shkaktuar mbi njezet te vdekur dhe ka semurur mijera te tjere. Se paku kater vete ne Amerike qe kane vizituar Gjermanine jane semurur. Gastroenterologia Robynne Chutkan ne Spitalin Georgetown te Uashingtonit thote se se shpejti ne Shtetet e Bashkuara do te kete edhe raste te tjera me E. Coli.

Ne mes te SHBA dhe Evropes ka aq shume udhetime saqe eshte plotesisht e mundshme qe ne javet e ardhshme te shohim disa shperthime te ketij varianti te ri dhe me te forte te E. colit ketu ne Shtetet e Bashkuara.

Shperthimi i E. colit ne Gjermani ka lene qindra njerez te shtruar ne spitale me komplikacione te rrezikshme per veshkat. Nderkohe zyrtaret e shendetit ne Shtetet e Bashkuara publikuan te dhena qe tregojne se nje numer ne rritje njerezish ishin semurur nga forma te rralla te E. colit ne Amerike vitin e kaluar. Pat Buck eshte drejtore ekzekutive e Qendres per Studimin dhe Parandalimin e Semundjeve te shkaktuara nga Ushqimet. Ajo e themeloi kete qender ne vitin 2006 pas vdekjes se nipit te saj Kevin nga ushqimi i infektuar me E-coli. Zonja Buck thote se per permiresimin e sigurise se ushqimeve ne SHBA mund te behet me shume.

Po te shikojme kontaktet mes njerezve dhe kafsheve atehere mund ta bejme lidhjen sepse semundjet qe shkaktohen nga ushqimet fillojne nga semundjet e kafsheve.

Doktore Chutkan thote se forma e keqe e E. Colit qe ka goditur Evropen shtron nevojen per me shume testime te ushqimeve ketu ne Shtetet e Bashkuara per parandalimin e varianteve te tilla te rralla te bakterieve.

Nje nga aspektet e frikshme dhe mjaft sfiduese eshte se semundje te tilla prekin shume lloje ushqimesh nderkohe qe me pare ne mendonim se E. coli ishte dicka qe lidhej kryesisht me mishin. Tani ne po e shohim ate edhe tek perimet domatet trangujt lakrat e ndoshta edhe sallata jeshile.

Qendrat amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve kane terhequr vemendjen e zyrtareve te shendetit dhe kane kerkuar  informacione ne lidhje me njerezit qe mund te jene testuar pozitive per E.coli. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaceve po shton analizat  e ushqimeve te importuara nga vendet e prekura. Jane nxjerre gjithashtu ligje te reja qe i kerkojne qeverise vendosjen e standardeve per mbrojtjen ndaj cdo lloj kontaminimi ne perimet e fresketa.

Dr Thomas Tallman nga Clevelandi thote se shperthimi i E. colit ne Evrope duhet te sherbeje si alarm qe njerezit te marrin masa shtese per te pastruar si duhet perimet dhe frutat.

Une blej nje lloj sperkatesi qe shitet qe supermerkato i sperkas perimet dhe i shpelaj menjehere.

Shperthimit i E. colit ne Evrope ka shtuar trysnine e grupeve te konsumatoreve ndaj zyrtareve amerikane qe ata te testojne per forma te tjera te bakteries mishin e lopes. Ata kerkojne gjithashtu rregulla me te rrepta per kompanite qe perpunojne mishin per te parandaluar ndotjen me E. coli neper thertore.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›