E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentine media kritikon Messi-n

Argentina vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes miqësore të 20 qershorit kundër Shqipërisë dhe pjesmarrjes së saj në Kupën e Amerikës, por asgjë nuk shkon qetësisht në skuadrën e drejtuar nga Sergio Batista. Mediat vendase kanë vendosur në shënjestër yllin e futbollit argjentinas dhe botëror Lionel Messi.

Sipas mediave lokale, talenti i Barcelonës I cili ndodhet në grumbullimin e kombëtares në Buenos Aires, më shumë se stërvitjes i është përkushtuar festive të organizuara nga vetë ai në suitat e disa hoteleve më në zë të kryeqytetit argjentinas. Alkooli, muzika dhe disa nga modelet më të njohura të Argjentinës kanë qenë baza e festave të Lionel Messit, ndërsa kanë marrë pjesë dhe lojtarë të tjerë të kombëtares përfshirë dhe dy vëllezërit Diego dhe Gabriel Milito.

Publikimi i këtyre fakteve ka krijuar një klimë të tensionuar në përfaqësuesen argjentinase, e cila më 20 qershor do të luajë kundër Shqipërisë një ndeshje miqësore përpara se të marrë pjesë në Kupën e Amerikës. Trajneri Sergio Batista në daljen e fundit përpara mediave nuk ka dashur të komentojë në lidhje me festat e lojtarit të tij më të rëndësishëm, duke u fokusuar vetëm te aspektet teknike të skuadrës së tij.

 Ndeshja miqësore kundër Shqipërisë është e fundit për Argjentinën, e cila më 24 korrik do të nisë ndeshjet e grupit A të Kupës së Amerikës ku luan bashkë me Bolivinë, Kolumbinë dhe  Kosta Rikën.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›