Beteja ne Bruksel nis takimi i trete ku priten debate

Në selinë e Parlamentit Europian, në Bruksel, filloi takimi i tretë ndërparlamentar Shqipëri-BE, i drejtuar nga Eduard Kukan dhe Fatos Beja, kryetar i delegacionit të parlamentit shqiptar. Temë kryesore e bisedimeve do të jenë 12 prioritetet e Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë.
Delegacioni i parlamentarëve shqiptarë përbëhet nga 7 deputetë nga majta, po aq nga e djathta të cilët së bashku kanë udhëtuar mesditën e sotme drejt Brukselit. Nga grupi i deputetëve të majtë vërehen ndryshime. Anëtarët socialistë të mëparshëm Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi janë zëvendësuar nga deputetët Sajmir Tahiri dhe Eduart Shalsi.
Mbledhja do të drejtohet nga dy kryetarët, Eduard Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin dhe Fatos Beja, kryetar i delegacionit nga pala shqiptare. Sikurse edhe në dy mbledhjet e mëparshme në Parlamentin Europian priten debate mes anëtarëve të delegacionit shqiptar, ku padyshim për anëtarët e majtë kjo do të jetë një mundësi e mirë për të shpalosur shqetësimet e tyre për rezultatin e ndryshuar në KQZ-në për Tiranën.
Pjesë e delegacionit drejt Brukselit është edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e cila pritet të takohet edhe me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule. Mbledhja mbyllet nesër pasdite, ndërsa shpresohet të ketë një deklaratë të përbashkët, e cila nuk është arritur dot në dy takimet e mëparshme.
Gjovalin Kola