E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Kolegjit te enjten ne KQZ

Kolegji Zgjedhor pritet t’i përcjellë të enjten KQZ-së të zbardhur vendimin e tij për hapjen e kutive të tjera të Tiranës. Menjëherë pasi të ketë në dorë argumentimin ligjor të pesëshes së gjykatës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror do të mblidhet për të vendosur nisjen e rinumërimit.

Hapja e kutive të tjera , përvec atyre 117 të rinumëruara, do të varet nga koha kur kolegji do të zbardhe vendimin, por sidoqoftë kjo procedurë pritet të ndodhë në fundjavë.

Ndërkohë paraditen e sotme kolegji ka shqyrtuar një tjetër ankimim për Tiranën, atë të Partisë së Pensionistëve. Në fillim të mbledhjes, kjo parti u tërhoq nga kërkesa e saj për ripërsëritje zgjedhjesh në kryeqytet, duke e kaluar kështu përfundimisht në duar të KQZ-së fatin e kryebashkiakut të ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›