Argjentinë, presidentja Kirchner me tumor në tiroide
ARGJENTINE – Presidentja e sapozgjedhur e Argjentinës, Cristina Kirchner, vuan nga një tumor në tiroide dhe do t’i nënshtrohet së shpejti një ndëryrjeje kirurgjikale.
58-vjeçarja zbuloi se kishte një tumor në 22 dhjetor, por mjekët shpjegojnë se metastazat nuk janë shpërndarë dhe mundësitë për t’u shëruar janë të mëdha. Ajo do të operohet në një klinikë private në Buenos Aires më 4 janar.
Mediat vendase bëjnë të ditur se presidentja Kirchner do të ngarkojë zëvendësin e saj, Amado Boudou, për të drejtuar vendin për rreth një muaj.
Lajmi për sëmundjen e presidentes befasoi të gjithë vendin, pavarësisht se kohët e fundit ishin hedhur dyshime për problemet e saj shëndetësore, pasi kryetarja e shtetit ishte detyruar të anulonte shpesh takimet zyrtare.
Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e liderëve botërore, të cilët po luftojnë me sëmundje të rënda. Dy muaj më parë, ish-presidenti brazilian Luiz Inácio Lula u diagnostikua me kancer në laring, ndërsa lideri venezuelin Hugo Chavez vuan prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)