E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbytet anija turke. Refuzon ndihmën greke

SAMOS - Një anije turke është mbytur në afërsi të ishullit grek, Samos. Anija "Dogu Haslaman" po transportonte plehra kimike nga Ukraina për në Izrael. 

Anija "Dogu Haslaman" u zhyt në thellësinë prej 1 000 metra,18 milje në veriperëndim të ishullit Samos.

12 personat e ekuipazhit e braktisën anijen dhe u ndihmuan nga një anije turke, që mberriti në kohë në vendin e ngjarjes.

Ministria greke e Mbrojtjes, njoftoi se një helikopter grek shkoi për të ndihmuar, por ekuipazhi turk refuzoi ndihmën, ndërkohë që më parë në vendngjarje kishte arritur një tjetër anije turke.

Ndihma greke u refuzua edhe gjatë kontaktit telefonik të anijes me Policinë Kufitare Detare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›