Bujar Leskaj u dhuron gazetarëve librin 'Muzat e qëndresës'
VLORË- Studiuesi Bujar Leskaj u dhuroi gazetarëve vlonjatë librin e tij të fundit “Muzat e Qëndresës”, një botim voluminoz analizë komplekse e asaj që ai e cilëson “Letërsia e burgut”, me protagonistë autorë të njohur shqiptarë që kanë vuajtur persekutimin në burgjet e sistemit komunist.
“Këtë libër e kam shkruar në këndvështrimin personal të një lexuesi, natyrisht selektiv, por edhe të një pjesëmarrësi në jetën politiko- shoqërore të vendit”, thotë autori në hyrje të këtij libri.
Ky është vëllimi i parë i veprës së Bujar Leskajt, që ka dalë në dritën e botimit për “Muzat e qëndresës”. Në vëllimin e dytë që është në proces, ai sqaron se do të përfshijë të njëjtën kategori veprash dhe shkrimtarësh por me origjinë nga vendlindja e tij Vlora.
Bujar Leskaj, doktor i shkencave ekonomike, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, aktualisht kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, është i njohur për lexuesin me botimin e një numri veprash me karakter studimor dhe historik, ku përfshihen “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë”, “Brenda dhe jashtë Parlamentit”, apo botime të karakterit studimor ekonomik, “Leksione në Financë”, “Paraja dhe Banka” etj. Bujar Leskaj, drejton njëkohësisht edhe Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemali”.
(el.me/BalkanWeb)