Rifillon gjykimi ndaj Mubarakut, akuzohet se vrau qindra protestues
KAJRO- Procesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak vazhdon sot në Kajro pas një pauze pothuaj tre-mujore.
Mubaraku ka arritur me një ambulancë, dhe është futur në dhomën e gjyqit me një barelë me rrota. Mubaraku po i nënshtrohet procesit gjyqësor bashkë me bijtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish ministrin e brendshëm Habib al-Adlin, dhe 6 ish shefa të sigurisë.
Ai akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve gjatë protestave, që e rrëzuan atë nga pushteti në shkurt të këtij viti. Mubaraku, 83-vjeçar po mbahet nën arrest në një spital ushtarak për shkak të problemeve me zemër.
(el.me/BalkanWeb)