E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, protesta kundër qeverisë

Me dhjetëra mijëra argjentinas pushtuan rrugët e qyteteve kryesore mëngjesin e së premtes (me orën shqiptare), në protestat masive që po mbahen ndaj qeverisë së presidentes Cristina Fernandez de Kirchner.

Turma e njerëzve marshoi paqësisht në Buenos Aires, duke lëshuar sllogane anti-qeveritare e duke valëvitur flamuj kombëtar.

Manifestimet u motivuan nga një propozim kontradiktor i autoriteteve për të reformuar sistemin gjyqësor, por qytetarët përfituan për të shprehur edhe pakënaqësinë e tyre për inflacionin e kriminalitetin e lartë.

Më parë gjatë prillit, në parlament u paraqit një projektligj i mazhorancës, që propozonte zgjedhjen e gjykatësve të lartë me anën e votës popullore.

Opozita ka kritikuar këtë lëvizje, që sipas saj do të politizojë gjyqësorin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›