E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapin zjarr ndaj punonjësve, kërkuan pagat

Gazeta Shqip

Greqi

Mbi 30 vetë mbetën të plagosur lehtë në një fermë luleshtrydhesh në Peloponez

luleshtrydhet GreqiRreth 30 punëtorë emigrantë u plagosën kur mbikëqyrësit hapën zjarr ndaj tyre në një fermë luleshtrydhesh në Greqi, pasi emigrantët po kërkonin pagat e papaguara në kohë. Emigrantët, më së shumti nga Bangladeshi, u qëlluan nga së paku një mbikëqyrës në një fshat të Peloponezit në Greqinë e jugut.

Shumë prej punëtorëve janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Pronari i fermës në Nea Mandolada dhe një ndihmës i tij u arrestuan. Fshati gjendet 260 kilometra në perëndim të Athinës dhe në zonë gjenden mijëra punëtorë emigrantë.

Rreth 20 punëtorë u mblodhën për të kërkuar rrogat e papaguara kur së paku një mbikëqyrës hapi zjarr, raporton Mark Lowen i BBC. Kapiteni i policisë, Haralambos Sfetsos, tha se punëtorët patën lëvizur kërcënueshëm ndaj mbikëqyrësve kur ata hapën zjarr. Dy njerëz u arrestuan dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Fshati i luleshtrydheve ka tërhequr më herët vëmendjen për shfrytëzimin jonjerëzor të emigrantëve. Më 2008 punëtorët organizuan grevë kundër kushteve çnjerëzore. Ka pasur gjithashtu fjalë për sulme të ndodhura më parë.

Një fushatë është nisur në median shoqërore për të bojkotuar frutat nga Nea Manolada, duke i cilësuar ato luleshtrydhet e gjakut.

Këshilli i Europës publikoi një raport këtë javë duke detajuar abuzimet kundër emigrantëve në Greqi. Raporti paralajmëroi për një valë në rritje dhune racore duke deklaruar se demokracia është në rrezik. Raporti vuri në dukje rolin e partisë neo-naziste Agimi i Artë.

Hapin zjarr ndaj punonjësve, kërkuan pagat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›