E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protestë në mbështetje të emigrantëve

Në Greqi kanë shpërthyer protestat në mbrotjte të emigrantëve, ku një ditë më parë 29 emigrantë janë plagosur me armë zjarri në Manoliada. Ata janë një pjesë e rreth 200 emigrantëve, kryesisht nga Pakistani, që punonin në plantacionet e luleshtrydhes dhe kishin 6 muaj pa u paguar.

Anëtarë të Partisë Komuniste, punëtorë të sindikatave tëndryshme dhe emigrantë u mblodhën jashtë Ministrisë së Rendit Publik në Athinë për të dënuar incidentin dhe i kërkuan qeverisë të bëjë më shumë për të mbrojtur punëtorët emigrantë.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji.  Ndjenjat kundër të huajve janë rritur në shtetin helen pas krizës  që ka kapur vendin, e ndërsa emigrantët përbëjnë 40 për qind të forcës së punës informale.

Sipas policisë, të paktën tre shtetas grekë i kanë kërcënuar dhe më pas i kanë qëlluar me armë emigrantët, duke plagosur shumë prej tyre. 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, me plagë në gjoks, por sipas mjekëve jeta e tyre nuk rrezikon.

Policia ka arrestuar pronarin e plantacionit, por tre shtetasit që kanë qëlluar vazhdojnë t’i shpëtojnë arrestimit.

Ngjarja pa precedent i shtohet incidenteve të dhunës ndaj emigrantëve që janë shënuar nëpër vite në platancionet e luleshtrydheve në zonën e Manoliadas, dhe ku autorët i kanë shpëtuar përgjegjësisë. Për këtë arsye, Manolidia është cilësuar nga media greke si tregu modern i skllevërve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›