Nishani dekreton dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar sot dy anëtarët e rinj për Gjykatën e Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë thuhet në dekretin e presidentit.
Ndërkohë dekretet e kreut të shtetit për dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë pritet ti kalojnë Kuvendit për miratim.