E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinës i’a lanë këngën në fyt

Krahas ngjarjeve të shumta që kanë shënuar dje kremtitimin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, vëmendja të madhe ka ka tërhequr edhe koncerti që është mbajtur në sheshin,” Nënë Tereza” ku ka preformuar ylli shqiptar, Rita Ora.

Rita u paraqit  rreth orës 22:30 e në ato momente në skenë ishte duke këngëtarja, Argjentina Ramosaj duke performuar hitin e saj, "Si shiu".

Kësaj të fundit i mbet kënga në gjysmë për shkak që me të arrirë Rita, regjia i’a ndali këngën dhe asaj i’u desh ta lirojë skenën për Ritën.

Nuk është vetëm Argjentina që u përballë me mospërfillje mbrëmë për shkak që, gjatë tërë kohës kur në skenë paraqiteshin këngëtarët e estradës sonë, vazhdimisht ndiheshin zëra duke brohoritur: “Rita Rita”. E në momentin kur Rita filloi të këndojë, atmosfera ndërroi totalisht dhe nuk pati efekt as shiu që po binte papushim, që ti ndalonte publikun ta shijonin një spektakël të vërtetë, që u dhuroi këngëtarja mbrëmë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›