Demi Moore me të dashur të ri

Vetëm pak javë më parë, Demi Moore ka festuar përvjetorin e 50-të, por kjo nuk duket se e ka penguar në kërkimin e një "toy-boy" të ri. Diva e "Hollyëood"-it duhet të ketë gjetur një të dashur plot 24 vjet më të ri.
E mbetur "vetëm" pas fundit të marteses së saj me Ashton Kutcher (34 vjec), po kërkon të kapercejë dhembjen me frekuentimin e një djali, që i pergjigjet emrit të Vito Schnabel. Tregtari 26-vjeçar i veprave te artit nuk është një emër shum i panjohur në SHBA, përderisa bëhet fjalë për të birin e piktorit dhe regjisorit amerikan Julian Schnabel.
Mesa duket Demi e Vito janë takuar në festën e ditëlindjes që organizoi Naomi Campbell në Indi, në nder të partnerit të saj, Vladimir Doronin.
Për më tepër, nëse s'është sekret që Demi është e tërhequr nga burrat më të rinj se ajo, nga ana tjetër edhe ai duket se ka një preferencë për femrat më të mëdha. Në të kaluarën, ai frekuntonte modelën Elle Macpherson, kur ajo ishte 44 vjeç dhe ai vetëm 21. /Indeksonline/