Argjinatura e Torovices e con permbytjen deri ne Fushe-Kruje
Me e keqja nuk ka ardhur akoma. Kryeministri Berisha dhe te gjithe zyrtaret e qeverise qe kane vizituar Shkodren ne dy ditet e fundit nuk jane munduar aspak ta fshehin se parashikimet per zonen jane te zymta. Dje ne nje mbledhje te Shtabit te Emergjencave Civile ne Shkoder Kryeministri permendi argjinaturen e Torovices te vene ne presion te madh nga prurjet e jashtezakonshme te ujit qe shkarkohen nga liqeni i hidrocentralit te Vaut te Dejes. Nese cahet argjinatura e Torovices gjithe Lezha do te permbytet - tha kreu i qeverise. Por specialistet shkojne edhe me tej duke thene se permbytja do te arrije deri ne Fushe-Kruje nese prurjet do te vazhdojne me intensitet te larte dhe do ta mposhtin priten e madhe te Torovices.
Rreziku eshte i madh por ne kete situate nuk mund te behet asgje per parandalimin e kesaj katastrofe pervec lutjeve per me pak shi ne ditet e ardhshme. Kryeministri Berisha e theksoi edhe njehere dje gjate inspektimeve ne zonat e permbytura faktin se tashme situata eshte ne dore te Zotit. Permbytjet kane qene te shumta ne Shkoder per shkak te reshjeve te medha dhe ky eshte viti i reshjeve te medha. Nese nuk eshte permbytur me pare nuk do te thote se nuk ka pasur apo se sot mungon infrastruktura perkundrazi nga vjet deri sivjet jane bere nje seri investimesh por kete situate nuk e perballon dot - tha ai.
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta mori pjese sot ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder qe eshte ngritur pas permbytjeve te shkaktuara gjate diteve te fundit ne kete zone.
Pamundesine e menaxhimit te prurjeve e deklaroi dje edhe zv/kryeministri Ilir Meta i sapokthyer nga nje vizite jashte vendit. Kemi bere kujdes per te mos sjelle permbytje por prurjet na detyrojne te shkarkojme - tha ai.
Ne cilesine e ministrit te Energjetikes dhe kryetarit te komitetit nderministror per menaxhimin e permbytjes Meta madje paralajmeroi rritje te shkarkimeve cka do te thote rritje te siperfaqeve te permbytura. Prurjet si pasoje e reshjeve te shiut kane qene te medha edhe prurjet nga Valbona kane qene te larta prandaj jemi detyruar te bejme shkarkime te vazhdueshme. Kur u rrit niveli i Fierzes KESH-i u detyrua te shkarkoje per te siguruar digen. Niveli i shkarkimeve do te behet ne perputhje me prurjet 3 mije m3/sek ne 3 HEC-e - tha ai. Deri nje dite me pare niveli i shkarkimeve nga tre hidrocentralet ka qene ne kuota me te uleta dhe ne piken fundore ate te Vaut te Dejes shkarkimet maksimale arriten 2400 metra kub ne sekonde.
Ne keto kushte e gjithe vemendja eshte perqendruar te shpetimi i jeteve. Kryeministri drejtoi edhe dje apelin se evakuimi eshte i nevojshem duke siguruar se qytetaret do te kene mbeshtetjen e plote te qeverise dhe pushtetit vendor. Ju i shihni lajmet dhe ne nje pjese te Europes ka jo pak viktima per shkak te motit te keq ndersa fatmiresisht tek ne nuk ka viktima - tha ai
Duhet te pergatitemi se parashikimet e motit thone se do te kete nje mot te keq per dy jave. Ne do te bejme te pamunduren qe askush te mos pesoje gje por as edhe bagetia. Ne duhet te pergatitemi sepse motin nuk e kemi ne dore. Duhet te gjejme rruget me te mencura me te studiuara per te kapercyer kete situate. E theksoj per ne ka rendesi qe ju te evakuoheni dhe pastaj bagetia. Komuna ushtria policia e qeveria do te jene 24 ore me ju - tha Kryeministri.