E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Berishes Jep doreheqjen smbajte premtimet

Kuvendi dy ore debat i ashper per situaten e rende ne Shkoder

Permbytja ne Shkoder ka ndezur Parlamentin duke perplasur fuqishem mazhorancen dhe opoziten ne nje debat prej dy oresh. Kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ne sallen e Kuvendit i ka kerkuar Kryeministrit Berisha qe te jape doreheqjen pasi nuk ka mbajtur premtimin e dhene para qytetareve te Shkodres per te rregulluar situaten nje vit me pare. Nderkohe Kryeministri Berisha i eshte rikthyer sulmeve te opozites me kundersulm duke akuzuar per keqperdorje te tragjedise. Seanca e djeshme plenare per shkak te situates se rende ne Shkoder arriti te zhvillohej vetem pasdite duke arritur tone te ashpra nisur nga akuzat dhe kunderakuzat e hedhura ne salle. Renia e komunizmit trazirat e vitit 1997 ngjarja e Gerdecit djegia e kater femijeve ne Sukth etj. u bene diskutime te seances se djeshme si pasoje e debateve te ashpra mes Kryeministrit Berisha dhe kryetarit te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Rucit. Ndonese ne Parlament ishte parashikuar qe te votohej buxheti seanca nisi me tone nervoze per shkak te permbytjeve ne Shkoder. Gramoz Ruci ne emer te PS-se kerkoi qe ne seance te flitej per permbytjet ne Shkoder. Ka mijera familje sot ne Shkoder qe diskutojne te gdhihen apo jo ne nuk mund te vazhdojme me procedura te tjera pa sqaruar nje here kete gjendje. Nuk mund te miratojme ketu rezoluta per dhunen ndaj femijeve ketu kur atje po dhunohen burra dhe gra theksoi Ruci. Kreu i grupit te PS-se theksoi se opozita kerkonte sqarime nga Berisha ne lidhje me masat qe po merreshin ne Shkoder dhe pse kjo situate po ndodhte perseri. I menjehershem ishte reagimi i Kryeministrit Berisha i cili theksoi se ai nuk do ti kthente pergjigje PS-se deri ne momentin qe ata nuk do te kerkonin falje per perdorimin e vdekjes se kater femijeve ne Sukth. Kerkoni te falur sepse ajo qe bete ju nuk e ka bere kush ne historine e nje Parlamenti duartrokitet kur u cituan emrat e kater femijeve te vdekur ne Sukth. Ju jeni kukulla te mjera politike qe imagjinoni makabritete dhe gezoheni me fatkeqesite theksoi Berisha. Nga ana e tij Ruci theksoi se qytetareve te Shkodres i duhej dhene llogari pse nuk ishte thelluar Buna dhe pse nuk ishin marre masa per te mos e lejuar kete situate. Ti premtove se do te nderhyje ne shtratin e Bunes dhe do ta ktheje ne lum te lundrueshem dhe nuk e bere. Na jep llogari ketu ne Parlament pse e mashtrove Shkodren Ju premtuat by-passin e Shkodres nuk e bere. Na jep llogari ketu ne Parlament pse e mashtrove Shkodren Ju premtuat studimin dhe permiresimin e te gjitha argjinaturave por asgje nuk bete dhe e cuat perseri ne permbytje theksoi Ruci duke shtuar se qeveria Berisha kishte deshtuar me permbytjet. Ne lidhje me kete ceshtje Berisha theksoi se te gjitha premtimeve nuk i heq asnje presje dhe te gjitha nderhyrjet do te behen brenda ketij mandati qeverises. Sipas Berishes qeverite socialiste e lane ne terr te plote Shkodren dhe kerkuan izolimin e saj total per shkak te bindjeve te djathta te qytetareve te saj. Te njejtin qendrim ne fjalen e saj e mbajti edhe Kryeparlamentarja Topalli e cila theksoi se mazhoranca kishte bere shume investime ne Shkoder ndryshe nga socialistet te cilet e kishin lene ate qytet sikur te ishte Kandahari. Kujt i kerkoni per Shkodren Ai qytet ishte Kandahar kur ishit ju ne pushtet theksoi Topalli duke theksuar se Shkodra per shkak te specifikes se saj si qytet ka pesuar nder vite permbytje te medha. Debatet per permbytjet kane arritur ne pershkallezim te madh por akuzave te opozites mazhoranca i eshte pergjigjur me kunderakuza dhe me qendrime triumfuese mbi menaxhimin e situates. Faleminderit Sali Berisha tha serish Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ne diten kur qyteti eshte mbytur i gjithi nga uji. Ndersa kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi tha se shkodranet kane nje qeveri qe po i del per Zot...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›