Argjinaturat u ngriten ne janar kur doli dielli ato u harruan
Si paraqitet situata aktuale ne Qarkun e Lezhes
Situata ne kete qark paraqitet jashtezakonisht problematike sidomos ne zonen e Komunes Balldren pra ne Torovice ku eshte argjinatura mbrojtese nga ujerat e Ultesires Jugperendimore te Shkodres. Gjithsesi prane kesaj argjinature ka forca te shumta te cilet po punojne me mjete te tonazhit te rende nga ushtria dhe kompanite private te cilet prej dy ditesh po punojne pa nderprerje per te ngritur nivelin e argjinatures. Eumlshte e rendesishme te theksohet se pasojat ne rast se kjo argjinature bie do te jene katastrofike per Lezhen dhe kjo eshte sjelle ne vemendjen e pushtetit vendor dhe drejtuesve te qarkut dhe prefektures. Ne kete vend kane qendruar gjate gjithe kohes prefekti i Qarkut Lezhe dhe kryetari i Komunes Balldren.
Si i shikoni perpjekjet qe po bejne Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera shteterore per normalizimin e situates A jane ato ne kuotat maksimale
Forcat e ushtrise kane qene te pranishme vetem mbreme rreth ores 01.00 te nates sepse deri me pare forcat e dy kompanive private kane qene vazhdimisht ne pune per te ngritur strukturat e argjinatures. Aktualisht niveli i ujit eshte 10 deri ne 12 cm poshte nivelit maksimal te argjinatures keshtu qe forcat po vazhdojne te gjitha per ta ngritur kete nivel. Keto firma private i jane pergjigjur thirrjes se qarkut dhe te prefektures per te ardhur ne ndihme ne kete pjese problematike.
Si mendoni ne permbajtjet e ketij muaji faji i shkon me shume natyres apo qeverise
I njejti fenomen ka ndodhur edhe ne janar te 2010-s pothuajse me keto permasa. Gjate asaj kohe u morem masa menjehere per ngritjen e argjinatures por ne momentin qe doli dielli ate e harruan keshtu qe situata u perserit edhe ne kushtet me te renda. Ne keto momente eshte e pamundur te besh gje tjeter vetem te ngresh argjinaturen sepse reshjet e shumta vazhdojne.
Duke qene prane situates kur pritet te ndodhe normalizimi i situates ne Qarkun e Lezhes
Ne cdo ore niveli i ujit rritet 3 deri ne 3.5 centimetra keshtu qe eshte e veshtire te parashikosh se deri kur mund te vijoje situata. Kjo eshte ne varesi te hidrocentralit te Vaut te Dejes gjithsesi edhe reshjet ndikojne negativisht ne kete situate. Por jam i mendimit se kjo situate nese do te ece me kete ritem per te mbrojtur argjinaturen ajo do te mbrohet. Por mund te themi se jemi vetem ne varesi te situates.