Milan, një tjetër "vizitë" në Shqipëri
Pas suksesit të vitit të kaluar, "Milan Junior Camp" kthehet në
vendin tonë. Në bashkëpunim me kompaninë "Taçi Oil" dhe
disa sponsorë të tjerë, nga 6 deri më 10 korrik ata do të organizojnë
një tjetër grumbullim stërvitor me fëmijët shqiptarë, ndërsa
më të talentuarit do dërgohen në Milano, për të marrë pjesë në një
ceremoni të madhe në "San Siro" dhe për të treguar potencialin e
tyre në sytë e ekspertëve të klubit kuqezi. Ndërkohë, për herë të
parë në kryeqytet (më 16 e 17 maj) do të zhvillohet edhe "Milan
Park Tirana", një park zbavitjesh për fëmijët. Pas miqësores së
tetorit të kaluar, ku skuadra e Ançelotit luajti me Tiranën për
të mbledhur fonde për programin "Albania Reads" të UNICEF,
Milani pritet të vijë sërish në Shqipëri. "Objektivi i ndeshjes do të
jetë sërish grumbullimi i fondeve për ndërtimin e bibliotekave në
të gjithë territorin shqiptar", u sqarua në konferencën për shtyp.
Daniele Masaro, ish-lojtar i njohur kuqezi, tha: "Ndodhemi këtu,
sepse besojmë te potenciali i vendit tuaj në futboll".