E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ushtari i Panjohur”, nis meremetimi

Busti i “Ushtarit te panjohur”, per here te pare pas 6 dekadash, ka ndryshuar pozicion. I shkeputur nga bazamenti qe e mbante te ngritur lart ne krahasim me siperfaqen e rrugeve, busti i “Ushtarit te Panjohur”, qendron tashme paksa i shmangur nga vendndodhja e meparshme, ne pritje per t’iu nenshtruar nje meremetimi total. Ne fakt, aktualisht punetoret po punojne me pjesen e bazamenti per te vazhduar me pas me komplet bustin. Zona, ku paralelisht po punohet edhe per ndertimin e nje lulishteje, eshte rrethuar, duke penguar keshtu kalimin e cdo lloj mjeti automobilistik. Nderkaq, thuajse te shkeputur nga vemendja e njerezve, busti i “Ushtarit te Panjohur” dhe “Sulejman Pashe Bargjinit” qendrojne perballe njeri-tjetrit, te dy ne pozicione te ndryshuara. Kryerja e ketyre punimeve, pavaresisht qellimit te mire ka shkaktuar nje kaos ne trafik. Keshtu, linjat e autobuseve, si ajo e Saukut, Uzines se Autotraktoreve, etj, detyrohen qe te bejne nje rruge shume te gjate per te arritur ne destinacion, duke shkaktuar keshtu irritim te pasagjereve, por edhe te kalimtareve qe perballen me nje kaos total ne kete zone. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, keto rikonstruksione behen ne kuader te ndertimit te Unazes se Vogel, te cilat jane devijuar qe ne momentin kur u zbuluan rrenoja te kalase se Tiranes. Unaza e Vogel eshte menduar paraprakisht qe te jete zgjidhja per devijimin e trafikut. Megjithate, shume specialisteve u duket paksa i pamundur devijimi i trafikut ne kete aks. Kjo, jo vetem per shkak te drejtimeve qe kane linjat e ndryshme. Sipas specialisteve, unaza e vogel eshte parashikuar te kaloje pikerisht pas Muzeut Historik Kombetar, ndaj praktikisht i bie qe andej nuk mund te kaloje. Gjithashtu, rruga qe kalon ndane Ministrise se Mbrojtjes, ku kalon edhe Unaza e Vogel, eshte me nje kalim. Nese kjo rruge do te behej me dy kalime, atehere kaosi pritet te jete akoma me i madh. Pervec kesaj, Unaza e Vogel eshte ne ndertim e siper.

Sulejman Bargjini u zhvendos 1 muaj me pare

Rreth nje muaj me pare ndryshoi vendndodhje edhe busti i Sulejman Pashe Bargjinit. Vendosja ne qender te kryqezimit prane pallateve 9-kateshe ka bere, qe keto vite ky bust te sherbeje per disiplinimin e trafikut. Tashme, ai eshte zhvendosur disa metra me tutje, prane “Ushtarit te Panjohur”. Keto ndryshime u bene ne kuader te disa punimeve qe nisen per ndertimin e nje lulishteje, si rezultat i te cilave, i gjithe ai aks rrugor u bllokua per rreth 1 muaj.

Trafiku

Zona e njohur me emrin “Ushtari i Panjohur” per shkak te bustit qe qendron atje per dekada me radhe, po perballet me nje trafik shume te madh. Kjo per shkak se atje eshte bllokuar kalimi i cdo lloj mjeti, madje edhe i autobuseve urbane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›