E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, projekt me 9 shkolla per riciklimin e mbeturinave

“Ne riciklojme per nje shkolle te paster dhe te shendetshme”, eshte iniciativa me e fundit e bashkise se Tiranes, qendres mjedisore EDEN dhe shoqates “Ndergjegjesim per progres”. Ai synon ndergjegjesimin e femijeve per nje mjedis te paster dhe te shendetshem, perfshirjen e personelit, mesuesve, prinderve dhe grupimeve rome ne kete proces, si dhe pakesimin e mbetjeve alumine, plastike dhe letrave ne shkolla. Jane kater shkolla publike dhe pese te tilla jo-publike pjese e ketij projekti . Shkollat publike te perfshira jane “Ramazan Jarani”, “Qazim Turdiu”, “Dhora Leka” dhe “Isa Boletini”, ndersa ato jo-publike jane “Protagonistet”, “Wilson”, “Eureka”, “Drita e diturise” dhe “Albanet”. Sipas burimeve te bashkise, projekti ka anen e tij teorike qe ka te beje me shpjegimin e procedures se ndarjes se mbeturinave dhe anen praktike qe eshte edhe grumbullimi i letrave nga komuniteti rom dhe shitja e tyre kompanive te riciklimit. “Ne kete menyre ky komunitet ka nje mundesi te mire per te perfituar dhe i sherben po ashtu mbajtjes paster te mjedisit”, thane burime te bashkise. Tashme eshte realizuar shperndarja e bazes materiale ne shkolla (kosha alumini, qese plastike te zeza, postera, stikera adeziv te tre tipeve, leter/karton, kanace/plastike dhe mbetje te tjera), si dhe baza materiale informative per stafin pedagogjik. Per here te pare femijet do te njihen me nje metode te re per ndarjen e mbetjeve ne tre cikle, metode e cila me pas do te praktikohet edhe ne familjet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›