E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berta, palestra e shkolles drejt shembjes

Rreziku i shembjes se godinave si pasoje e cilesise jo te mire ne ndertimin e objekteve ka perfshire dhe palestren e nje shkolle ne qytetin e Beratit. Ndonese eshte cilesuar si nje nga shkollat me te mira ne qytet dhe qe ploteson te gjitha standardet shkolla “ 22 Tetori”, vazhdon te kete ne rrezik, shembjen e palestren se saj. E ndodhur ne qender te qytetit dhe rikonstruktuar vitet e fundit, palestra e kesaj shkolle qe prej nje viti nuk eshte ne funksionin dhe ka pesuar carje. Godina e palestres eshte ndertuar si shtese ne oborrin e shkolles vite me pare, por nje prej mureve te saj ka pesuar carje ne te gjithe gjatesine duke rrezikuar shembjen. Nje urdher i drejtorit te shkolles nje vit me pare ndaloi zhvillimin e ores se edukimit fizik ne ambientet e palestres, ndersa ngjarja e rende e ndodhur ne Gjirokaster ka rikthyer friken tek prinderit dhe nxenesit. Keta te fundit qe prej nje viti e zhvillojne oren e edukimit fizik ne oborrin e shkolles. Stina e ngrohte ka bere qe ora e edukimit fizik te zhvillohet normalisht dhe ne keto dite nentori, nderkohe qe ardhja e diteve te ftohta me reshje, do te nderprese zhvillimin e mesimit. Irakli Strori, drejtori i shkolles eshte shprehur prere rreth ketij problemi, duke deklaruar se asnje nxenes nuk do te futet ne ambientet e palestres deri ne zgjidhjen e ketij problemi. Keshtu, sipas urdhrit te tij te leshuar qe gjate vitit te kaluar shkollor, ne palester nuk lejohet te hyje askush. Nje nga faqet e murit te godines se saj, ka pesuar nje carje serioze ne te gjithe gjatesine. Aktualisht, kjo shkolle numeron 500 nxenes te sistemit nente vjecar dhe eshte nje nga shkollat me te mira te qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›